Kosova

Syla: Lista e LDK’së është përgatitje për opozitë të thellë

Gazetari Valon Syla ka komentuar në emisionin Pressing në T7, listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Lista e LDK’së është e përgatitur për opozitë të thellë’, thotë Syla.

“Janë shkuar në kuptimin e balancimit të forcave të brendshme që me i ruajt njerëzit dhe me mujtë me ruajt trupin diqysh”, shtoi Syla.

“Por shihet që ka pak degradime për të cilat e kisha përmend, ministrat i kanë qit ma poshtë…”, thekson Syla.