Kosova

Syla komenton “hartën e sllovenëve”, thotë se ka informata se të gjithë liderët e Ballkanit e kanë parë

Gazetari Valon Syla ka komentuar një hartë e cila ishte publikuar nga mediumi slloven Necenzurirano.si ka publikuar sot një dokument që sipas tyre është dokument diplomatik jozyrtar që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan, konkretisht shpërbërjen e Bosnje e Hercegovinës, aneksimin e Republikës Serbe nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Në hartë paraqiteshin lëvizjet e kufijve ndërkohë që Syla thotë se diplomatët me të cilët ka pasur kontakte thonë se e kanë parë këtë.

“Kam informacione se kjo ide u është paraqitur liderëve. Diku para 9 muajve kam pasur bisedë me disa diplomatë dhe më kanë konfirmuar”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

 “Këta kanë thënë se është e rrezikshme. Bisedoni ju me Bosnjën, ndërkohë ne po rrimë dhe po shikojmë zhvillimet e pastaj hyjmë. Kjo ide është paraqitur para Ramush Haradinajt, Edi Ramës e liderëve tjerë sikur Aleksandër Vucic. Vucic ka thënë se do ta nënshkruante sapo të vinte kjo marrëveshje. U kthye përsëri kur ishte Grenelli. Kjo është vetëm si ide e hedhur për të shikuar a ka disponim. Sido qe të jetë, ndryshimi i kufijve, është temë e hapur sikur si Asocacioni i Kosovës”, shtoi ai. /Express/