Kosova

Suspendim për dy zyrtarë policorë në Mitrovicën e Veriut

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) si pjesë e procedurës hetimore ka realizuar urdhëresën për sekuestrim në Mitrovicën e veriut të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Hetimi është duke u zhvilluar në konsultim me prokurorinë kompetente me dyshimin se dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut (njëri zyrtar policor e tjetri me gradën e kapitenit) kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Si pjesë e realizimit të kësaj urdhërese më 16.05.2018 janë sekuestruar disa pajisje kompjuterike dhe disa telefonave celularë si provë materiale të cilat do të shërbejnë për ndriçimin e veprave të cekura me lartë.

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe masën e suspendimit nga detyra deri në përfundimin e hetimeve. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483