Bota

Superaksion i policisë, arrestohen 100 trafikantë…

Policia italiane njoftoi arrestimin e 100 të dyshuarve për trafikim të lëndëve narkotike në Katania, në Sicilinë Lindore.

”Tetëdhjetë persona u vendosën në paraburgim, dy prej të cilëve në një burg për të mitur, ndërsa nëntë u vendosën në arrest shtëpiak”, thanë karabinierët në një deklaratë.

Për 12 të tjerë është dhënë masa të tjera kufizuese, të tilla si një urdhër për të mos lënë qytetin e tyre të lindjes ose të paraqiten rregullisht në një stacion policie.

”Të dyshuarit do të përballen me akuza të ndryshme duke përfshirë krijim shoqatash mafioze, trafikimin dhe tregtim të lëndëve narkotike, plus mbajtjen e paligjshme të armëve të zjarrit”, theksuan karabinierët./ ATSH