Kosova

Sulmon gruan dhe djalin, arrestohet gjilanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunës në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan, shkruan Kosova.info.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar dy viktimat, bashkëshorten dhe djalin e tij.

Si pasojë e sulmit viktima-djali i të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.