Kosova

Sulmon bashkëshorten dhe vajzën, përfundojnë në spital

Në fshatin Hajvali të Komunës së Prishtinës në orët e pasdites së ditës së djeshme Policia e Kosovës ka raportuar për rastin e radhës të dhunës në familje.

Në raportin e policisë thuhet se një person është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Si pasojë e goditjeve të marra, viktimat pësojnë lëndime të mëdha trupore me ç’rast detyrohen të pranojnë edhe tretman mjekësore.

I dyshuari i cili kishte shkaktuar dhunën me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.