Rajoni

Sulmohet zyrtari i partisë Liberale në Serbi për shkak të transparentit “Shesheli është kriminel lufte”

Është rrahur zyrtari i partisë Liberal Demokrate të Serbisë, Gjorgje Zhujoviq, sepse anëtarë të partisë së tij u mblodhën në fshatin Jarak të Serbisë me një baner ku shkruante se ‘Shesheli është kriminel i luftës”.

Aty, kryeradikali Vojislllav Sheshel dhe partia e tij kishin organizuar një tubim.

Zhujoviqi, derisa ishte me megafon duke thënë se ‘Shesheli është kriminel i luftës dhe e gjithë Serbia duhet ta dijë’, atëherë anëtarë të Partisë Radikale Serbe e kanë sulmuar atë.

Policia ka ndërhyrë dhe ka larguar anëtarët e LDP-së nën përcjellje nga vendngjarja.

Sipas policisë, personi që e ka sulmuar Zhujoviqin është ende në kërkim.

Për këtë incident është deklaruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se gjithçka është në rregull dhe nën kontroll, me përjashtim të një incidenti.

Vuçiqi, në televizionin serb “Pink”, ka thënë se “shteti është deklaruar se nuk do të ketë kurrfarë tubimesh në Hrtkovc* dhe kështu do të mbetet”., raporton KTV.

“Ka ndodhur një incident i vogël dhe personi përgjegjës do të sillet para drejtësisë”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se gjithçka tjetër ka shkuar qetë dhe pa ndonjë problem.

LDP, partia e udhëhequr nga Çedomir Jovanoviqi, njihet për pikëpamjet e saj liberale, përfshirë njohjen e shtetësisë së Kosovës.

*Hrtkovci është fshat në Serbi, atje ku lideri radikal, Vojisllav Sheshel, kishte shkuar më 1992 dhe kishte mbajtur një fjalim që bënte thirrje për dëbimin e kroatëve nga zona dhe kishte lexuar një listë me emra individualë të banorëve kroatë që duhen larguar nga Hrtkovci. Pas këtij fjalimi, përkrahësit dhe bashkëpunëtorët e Sheshelit, përfshirë edhe anëtarë të Lëvizjes Çetnike të Partisë Radikale Serbe nisën një fushatë të ngacmimeve dhe maltretimeve ndaj kroatëve lokalë, duke i detyruar ata të ikin nga zona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.