Kombëtare

Sulmohet seksualisht një femër në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i sulmit seksual dhe lëndimit të lehtë trupor ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren, shkruan kosova.info.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër K/ Rome. I dyshuari është  sulmuar fizikisht nga vëllai i viktimës – dyshuari mashkull K/Rom në bashkëveprim me dy të dyshuar tjerë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.