Kosova

Sulmohet një mësimdhënëse në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Pejë, pasi që e njëjta ka sulmuar një mësimdhënëse në vendin e saj të punës.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare e cila për motive të panjohura ka penguar dhe ka sulmuar në vendin e punës viktimën femër K/Shqiptare mësimdhënëse, derisa ajo kishte qenë në proces mësimor”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.