Kombëtare

Zubin Potok, një person sulmohet me armë zjarri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 16:00  në Zubin Potok, ka ndodhur një incident kriminal – shkruan Kosova.info

Sipas raportit 24 orë të Policisë së Kosovës: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore, ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”/Kosova.info