Kosova

Sulmin e Llapit do ta udhëheq një malazez

Klubi futbollistik Llapi ka arritur t’i sigurojë shërbimet e qendërsulmuesit me përvojë, Sava Gardasevic.

Ditën e sotme (e martë), sulmuesi nga Podgorica ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë pjesë të Llapit në edicionin e ardhshëm dhe me opsion të rinovimit edhe për një edicion tjetër.  

27-vjeçari ka një karrierë të mirë pas vetës duke numëruar kështu mbi 109 ndeshje për skuadrat nga Mali i Zi.

Karrierën e tij si futbollist, Gardasevic e ka filluar tek Buducnost Podgorica, ndërsa është paraqitur edhe për skuadrat tjera nga Mali i Zi si: FK Mornar Bar, FK Decic Tuzi e së fundmi tek Kom Podgorica, ku në 52 paraqitje arriti të realizoj 16 gola.

Vlen të cekët se tashmë sulmuesi i Llapit ka qenë edhe reprezentues i Malit të Zi për grupmoshën U19. “Sava Gardasevic menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Llapin është vënë nën urdhrat e trajnerit, Tahir Batatina, i cili shpreson se ai do të jetë formula e shënimit të golave për edicionin e ri të Superligës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Zyrtare: Sava Gardašević futbollist i LlapitPodujevë, 11 gusht 2020 – Klubi futbollistik Llapi ka arritur t'i siguroj…

Posted by K.F. Llapi on Tuesday, August 11, 2020

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.