Bota

Sulmet e Iranit në bazat amerikane shkaktojnë rritje të çmimit të naftës

Çmimi i naftës është rritur në sasi të ndjeshme pasi Irani i sulmoi me raketa dy baza ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Irak, të cilat ngjallën frikë për luftë të hapur mes dy vendeve.

Në tregjet evropiane dhe amerikane, çmimi i karburanteve shënoi rritje për 4 për qind, menjëherë pas këtij sulmi.

Kjo rritje erdhi pas një shtrenjtimi tjetër që ndodhi para disa ditëve për shkak të vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qasem Soleimani.

Frika nga lufta i ka goditur edhe tregjet në Azi dhe Australi, ku gjendja e tregut është rënduar edhe nga zjarret e mëdha në natyrë.

Rritje të çmimit kanë pësuar edhe metalet e çmueshme. Çmimi i arit u rrit 3 për qind të mërkurën.

Irani lëshoi më shumë se dhjetë raketa balistike në bazat ajrore në Al Assad dhe Erbil si shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së ushtarakut Soleimani nga forcat amerikane, shkruan “The Guardian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.