Kosova

Sulme të rënda, dhunë në familje e shtije të drogës, ja çka ndodhi për 24 orë në Prishtinë

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dërguar raportin ditor me ndodhitë brenda 24 orëve, raporton Kosova.info.

Në raportin e Policisë janë dhënë të dhënat për ndodhitë gjatë ditës së djeshme në Rajonin e Prishtinës.

Sipas këtij raporti bëhet e ditur se vetëm gjatë ditë së djeshme janë raportuar një numër i madh i sulmeve të rënda që kanë ndodhur mes njerëzve, një rast i dhunës në familje dhe një rast i shpërndarjes së substancave narkotike.

Në rastin e parë të lëndimit trupor dhe dëmtimit të pronës janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj që janë sulmuar mes vete dhe goditur automjetin, e si pasojë e kësaj viktima ka pësuar lëndime dhe është detyruar të pranojë tretman mjekësor.

Prishtinë 03.08.2019-07:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që pas një mosmarrëveshje njëri i dyshuar e ka sulmuar të dyshuarin tjetër, si dhe gjatë sulmit ka goditur edhe një automjet tjetër, me ç ‘rast ka lënduar viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti tjetër i lëndimit trupor ka ndodhur në Podujevë

Podujevë 03.09.2019-08:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që pas një fjalosje verbale kanë sulmuar njëri-tjetrin dhe si pasojë njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore i cili ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit ndalen në qendrën e mbajtjes për 48 orë

Rasti tjetër ka ndodhur gjithashtu në Prishtinë, ku si viktimë ka qenë një person i cili është goditur nga dy persona tjerë.

Prishtinë 02.09.2019-10:50. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër nuk është gjendur në shtëpi”.

Përvec kësaj në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme ka ndodhur edhe një rast I dhunës në familje.

Prishtinë 03.09.2019-03:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër K/Shqiptare-bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Përveç këtyre ndodhive, Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i posedimit të substancave narkotike dhe armëmbatje pa leje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan Kosova.info.

“Prishtinë 03.09.2019.15:00-17:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që tek të njëjtit pas kontrollit është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 4.8 gramë. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit në oborr dhe në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar: një armë automatike AK-, 51 fishekë, 938.2 gram marihuanë të ndara në tri paketime, një peshore elektronike, një paketim me qese të vogla të zbarëta, si dhe nga të dyshuarit janë konfiskuar një motoçikletë, dy telefona dhe para të gatshme. Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit të njëjtit dërgohen në mbajtje”