Bota

‘Sulm terrorist’ – plagosi me thikë disa persona, vritet nga policia londineze

Policia londineze ka qëlluar për vdekje një të dyshuar për sulm terrorist, pasi kishte plagosur me thikë disa persona në mes të një rruge në Londër.

Oficerët aktualisht janë në vendin e ngjarjes në High Road në Streatham, në jug të Londrës, transmeton Telegrafi.

Personi i dyshuar është qëlluar nga oficerët e armatosur.

Policia Metropolitane lëshoi ​​një deklaratë ku thuhej: “Një person është qëlluar nga oficerët e armatosur në #Streatham.

“Në këtë fazë besohet se një numër njerëzish janë plagosur me thikë. Rrethanat janë duke u vlerësuar; incidenti është deklaruar si i lidhur me terrorizmin”, thuhet në deklaratë.

Policia u filmua duke qëndruar pas një makine policie të pa shënja të policisë dhe duke drejtuar armët e tyre drejt një të dyshuari i cili dukej se ishte shtrirë në trotuarin jashtë një dyqani.

Dhjetëra automjete të urgjencës aktualisht janë rreshtuar në zonë, si dhe ka raportime për një ambulancë ajrore dhe helikopter policie që qarkullon nga lart.

Një pjesë e rrugës tani është e mbyllur dhe autobusët po devijohen. Policia e Lambeth Borough ka bërë edhe tweet në lidhje me ngjarjen.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.