Bota

Sulm i përgjakshëm në një shkollë të Brazilit

Dy adoleshentë kanë shtënë me armë zjarri në një shkollë në juglindje të Brazilit, duke lënë të vdekur të paktën shtatë nxënës dhe një punëtor, ka thënë policia.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 12:30 në kohën kur studentët kanë qenë në pushim, në shkollën shtetërore Suzano, afër Sao Paulos.

Të paktën 10 persona janë plagosur. Policia ka thënë se personat e armatosur kanë kryer vetëvrasje pas sulmit.

Ndonëse krimet me armë janë të shpeshta në Brazil, të shtënat e kësaj natyre nuk ndodhin shpesh në këtë vend.

Shkolla fillore në të cilën kanë ndodhur të shtënat ka rreth 1,000 nxënës të moshës nga gjashtë deri në 18 vjeç.

Identitetet e sulmuesve të dyshuar nuk janë bërë të ditura, mirëpo dyshohet se edhe ata kanë qenë nxënës të asaj shkolle.

Policia po ashtu ka thënë se motivet e të shtënave nuk janë bërë të ditura.