ROZË

Sukseset e Doruntina Arifit nuk kanë të ndalur, ja me çka po vjen trajnerja

Ajo është vetëm 26 vjeçe dhe lirshëm mund të thuhet se hyn në listë si një ndër femrat më të reja në Kosovë duke marrë parasysh arritjet e saj.

Fjala është për bukuroshen nga Gjilani, Doruntina Arifi, për të cilën gjithçka nisi si një mësuese e ciklit të ulët dhe një trajnere personale e fitnesit, mirëpo puna dhe përkushtimi bën që të krijoj një emporium.

Qendra Edoni sjell super ofertën në brendin prestigjioz BOSCH.

Një kompani të madhe që tashmë ka rrënjët e saj në disa qytete të Kosovës përfshirë këtu, Ferizaj, Prizren, Pejë, por së fundmi hapi qendrën e parë në Kosovë e më saktë në Gjilan, ku brenda saj përveç programeve të deritanishme ajo po vjen me një program të veçantë ‘TIbooty’, me të cilën po ashtu po sjell risi sërish në Kosovë.

E njëjta njëherësh ka edhe qendrën ‘TiBeauty’ për mirëmbajtjen e lëkurës, si biznes tjetër që solli këtë vit është edhe ushqimi i shëndetshëm ‘TiHealthy’, dhe si përfundim do të vijë edhe me linjën e saj të sportit ‘TiShop’.

Arifi citon për portalin Telegrafi që ëndrra e saj u bë realitet, gjersa përveç suksesit po arrin të punësoj edhe shumë femra të tjera.

Sipas saj, kjo është e gjitha që do – sepse femra duhet të jetë e pavarur.

Sikurse fjalët e Doruntinës, edhe vet emri i kompanisë së saj ka po të njëjtin kuptim (TI), që përfaqëson një femër të fortë.

Ti mundesh thotë ajo sepse unë ia dola.