Kosova

Suhareka akomodon të prekurit nga tërmeti, siguron të gjitha kushtet

Bali Muharremaj vazhdon të jetë pranë qytetarëve nga Shqipëria, të prekur nga tërmeti.

I pari i Suharekës ka marrë vendim që të sigurojë të gjithë kushtet për të zhvendosurit nga Shqipëria, duke i pritur në Suharekë.

“Kam marr vendim për formimin e këshillit organizativ për t’i pritur dhe akomoduar të zhvendosurit-qytetarët nga Republika e Shqipërisë, për shkak të gjendjes së krijuar nga tërmeti.

Të gjitha familjet do të jenë nën kujdesin tonë.

Do ta kenë secila familje kujdesin e institucioneve shëndetësore, e poashtu edhe kujdesin për ushqim, akomodim dhe gjërat tjera të nevojshme” shkruan Muharremaj në njoftim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.