Bota

Suedia heton terrorizmin si motiv të sulmit me thikë

Policia suedeze është duke hetuar terrorizmin si motiv të mundshëm prapa një sulmi me thikë në jug të Suedisë.

Sulmuesi, në të 20-tat, u arrestua pasi u qëllua dhe u plagos nga policia të mërkurën, në qytetin Vetlanda.

Ai plagosi tetë njerëz në lokacione të ndryshme në qendër të qytetit, i cili ndodhet rreth 275 kilometra në jugperëndim të Stokholmit.

Sipas spitalit lokal, tre të plagosur janë në rrezik për jetën.

Policia tha se po e heton krimin si përpjekje për vrasje dhe se po konsideron lidhjet e mundshme me terrorizëm.

Ministri i Brendshëm i Suedisë, Mikael Damberg, i tha Radios suedeze së është e rëndësishme të priten hetimet, përpara se të nxirren konstatime.

Policia nuk e zbuloi shtetësinë e sulmuesit të dyshuar, por tha se ai ka qenë i njohur për autoritetet për krime më të vogla.

Kryeministri suedez, Stefan Lofven, tha se “dhuna e tmerrshme” është një kujtesë se “sa e dobët është ekzistenca jonë e sigurt”.

Forca shtesë të policisë janë vënë në patrullë në zonën e sulmit.