KULTURË

‘Succession’, seriali i pazakontë që po mund ‘Game of Thrones’

Serial-drama ‘Succession’ po zëvendëson denjësisht suksesin e “Game of Thrones”, sipas ‘Home Box Office’.

Në ceremoninë e këtij viti, ky serial fitoi disa çmime, si për aktrim, shkrim, regji dhe dramën më të mirë.

“Succession” ndjek jetën e Logan Roy (i luajtur nga Brian Cox), CEO në moshë të thyer i Waystar Royco, kompani e madhe mediatike dhe argëtuese, dhe të katër fëmijëve të tij – tre prej të cilëve dëshirojnë me patjetër t’i zënë vendin.

Ka diçka të pazakontë në “Succession”, nuk do të pëlqeni asnjë nga personazhet.

Përpara se të nisni serialin, duhet të përshtasni trurin me tonin e tij cinik dhe të hidhur.

Anëtarët e familjes Roy abuzojnë verbalisht me njëri-tjetrin. Ata janë dinakë. Kanë një sens të errët humori dhe personazhet janë të tillë: i urren po aq sa dëshiron t’i shohësh.

Ata nuk kujdesen për njëri-tjetrin ose për punonjësit e kompanisë dhe e përqëndrojnë vëmendjen e tyre te paratë, karriera, pushteti dhe janë të aftë të mbulojnë çdo skandal mediatik.

“Succession”, i krijuar nga Jesse Armstrong, pati premierën në HBO në qershor të vitit 2018.

Në gusht-tetor të 2019-s u transmetua sezoni i dytë.

Në prapaskenat e Emmy Awards, Armstrong u shpreh se produksioni me gjasë do të nisë punën për sezonin e tretë këtë vjeshtë-dimër./Syri.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.