Rajoni

Subjektet politike të Luginës së Preshevës me një listë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Liderë të subjekteve politike në Luginë të Preshevës, sot kanë nënshkruar një marrëveshje me të cilën do të garojnë me një listë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në Tiranë në një takim, të organizuar nga ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Lista do të bazohet në parime të qarta programore dhe do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, shkruan presheva.com.

Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cakaj vlerësoi arritjen e kësaj marrëveshjeje duke theksuar përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kanë dhënë shembullin domethënës se si shumë dallime partiake mund të artikulohen brenda vetëm një qëndrimi kombëtar.

“Bashkimi sot iu shërben qytetarëve të Luginës, por edhe shqiptarëve kudo që janë”, ka thënë Cakaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.