Suarez nuk festoi pas golit ndaj Barcelonës – por sulmuesi ia kujtoi telefonatën që Koeman ia kishte bërë kur e largoi

Luis Suarez e bëri Barcelonën të pendohet dhe një herë që e kanë shitur këtë të shtunë mbrëma kur shënoi dhe asistoi në fitoren e Atletico Madridi (2-0).   

Tifozët e klubit u zemëruan kur panë një nga lojtarët e tyre më të mëdhenj të largohej në verën e vitit 2020 dhe vendimi i marrë tani duket edhe më qesharak kur kanë kaluar më shumë se 12 muaj.

Suarez u lejua në mënyrë të pashpjegueshme të nënshkruante me një nga rivalët më të mëdhenj të Barça në La Liga, por marrëveshja e çuditshme ishte se klubi do të merrte vetëm 6 milionë euro në këmbim.

Që atëherë, Suarez ka shënuar 25 gola në 47 ndeshje në kryeqytetin spanjoll dhe ka fituar titullin e kampionit.

Suarez kishte folur për telefonatën që Ronald Koeman ia kishte bërë vitin e shkuar, ku i kishte thënë se drejtorët duan largimin e tij.

“Fjalët e Koeman ishin: ‘Ata [drejtorët] më thanë të të tregoja. Unë u detyrova të stërvitem veçmas [nga ekipi i parë] dhe u lash jashtë skuadrës për tre ndeshje miqësore”, tregonte Suarez.

Por sipas tij, Koeman ka qenë ai që nuk e ka preferuar në skuadër.

Pra, vetëm imagjinoni se si duhet të ishte ndier Koeman kur Suarez shënoi një gol të klasit të lartë në fitoren e Atletico Madridit prej 2-0.

Në fakt, kamerat televizive kapën reagimin e Koeman në tribuna me trajnerin dukej sikur do të donte të mos e kishte shitur kurrë Suarezin.

Suarez nuk e festoi golin, por bëri një gjest duke treguar formën e telefonit, për t’ia kujtuar klubit atë telefonat që e largoi nga Barcelona.

Tani në pozitën e Suarez, një klubi si Barcelona ka mbetur me lojtar si Martin Braithëaite dhe Luuk de Jong, dhe rezultatet në këtë fillim viti kur edhe Leo Messi është largua, po shihen çartë.

Go to TOP