SPORT

Suarez: I motivuar që ta ndihmoj Atleticon, Griezmann e Godin më thanë fjalë të mira për klubin

Luis Suarez është i ngazëllyer që u bashkua me Atletico Madrid, ndërsa thotë se do të luftojë shumë që ta ndihmojë klubin në luftë për trofe.

Nr.9 ka mbërritur në “Wanda Metropolitano”, pasi ishte klubi i Barcelonës që e detyroi të largohej.

“Nënshkrimi për një skuadër të shkëlqyeshme në Spanjë është shumë motivues. Të kontribuoj për një ekip të shkëlqyeshëm siç është Atletico më motivon”.

“Në sezonet e fundit ata gjithmonë kanë luftuar [në La Liga Santander] dhe ata ju tregojnë se di duhet të garosh. Unë dua të përpiqem të ndihmoj ekipin atje ku mundem”, ka thënë Suarez.

Trajneri i Atletico, Diego Simeone kishte folur me uruguaianin para mbërritjes së tij, për të cilën Suarez tha se ndihmoi në vendimin e tij.

“Biseda që bëra me trajnerin më shtoi dëshirën që të vija në Atletico”.

“Ai ka diçka që më motivon, flet me shumë bindje”, deklaroi sulmuesi.

Si Antoine Griezmann ashtu edhe Diego Godin janë lojtarë që Suarez i njeh mirë dhe thotë se të dy i thanë gjërave të mira për Los Rojiblancos.

“Ata më thanë vetëm gjëra pozitive. Ata bënë histori në klub dhe më thanë që janë në dispozicionin tim çfarëdo që të më duhet në Madrid. Unë jam shumë mirënjohës për këtë”, nënvizoi ai.

Suarez arrin nga Barcelona në një klub me një identitet shumë të ndryshëm, por ai është i vetëdijshëm se do të duhet të adaptohet me lojën.

“Një lojtar nuk mund të ndryshojë filozofinë e një skuadre. Lojtari duhet t’i përshtatet dinamikës së asaj skuadre dhe kjo ka ndodhur në të kaluarën time”, e mbylli ai. /Telegrafi/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.