SPORT

Sturridge suspendohet deri në qershor

Sulmuesi Daniel Sturridge u largua nga klubi turk i futbollit, Trabzonspor, pasi është pezulluar nga i gjithë aktiviteti i lidhur me futbollin në të gjithë botën deri në mesin e muajit qershor, pas apelit të suksesshëm të Asociacionit së Futbollit (FA) mbi sanksionet për shkeljen e rregullave të basteve.

Ish-futbollisti i Chelseat dhe Liverpoolit ishte suspenduar për gjashtë javë në korrikun e vitit të kaluar pasi i kishte siguruar familjes së tij informacione rreth bastit brenda negociatave të tij të transferimit. FA nuk ishin pajtuar me këtë pezullim gjatë asaj kohe dhe insistonte që Sturridge të suspendohej të paktën gjashtë muaj për shkeljen e rregullave të basteve.

Dhe në fund FA e fitoi apelin. Tani Sturridge nuk do të jetë në gjendje të luajë askund në botë deri në verë. Për shkak të këtij pezullimi, Trabzonspori njoftoi të hënën se papritmas ka ndërprerë kontratën e tij trevjeçare.

Krahas kësaj, gjoba e Sturridges në vlerë prej 75 mijë funteve është dyfishuar me vendim të një organi të pavarur të apelit.

“Daniel Sturridge është pezulluar nga gjithë aktiviteti i futbollit deri më 17 qershor të vitit 2020”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e federatës angleze.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.