Kombëtare

Kandidatëve nga Lugina, Ministria e Shëndetësisë do t’ua financojë shkollimin

Është marrë vendim që Ministria e Shëndetësisë t’ua financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina e Preshevës – shkruan Kosova.info

Për këtë vendim ka njoftuar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka thënë se qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik në Kosovë.

“Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë! Në kuadër të kësaj mbështetjeje, qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik. Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit! Përfaqësuesit e Luginës, i sigurova që kujdesi dhe mbështetja ime për bashkëqytetarët tanë atje, do të vazhdojë”, ka shkruar Zemaj në Facebook./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483