Kosova

Stublla: Kosova e përkushtuar që të avancojë partneritetin me Finlandën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, në kuadër të takimeve virtuale ka zhvilluar sot një video konferencë me ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, Pia Stjernvall.

Kryediplomatja Haradinaj – Stublla, me këtë rast ka falënderuar ambasadoren e Finlandës për kontributin e vazhdueshëm që shteti i saj e ka dhënë në shtet ndërtimin e Kosovës.

“Finlanda është ndër vendet e para që e kanë njohur dhe ndihmuar pavarësinë e Kosovës, duke vazhduar me mbështetje në shtetndërtim dhe proceset integruese evropiane. Pata kënaqësinë, që sot t’i shpreh falënderimin e përzemërt ambasadores së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall duke shpreh përkushtimin e palëkundur që partneriteti ynë, të avancojë në fusha me interes të dy anshëm”, ka thënë ministrja Haradinaj – Stublla.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.