SPORT

Stublla edhe me dy talente të reja në futbollin kosovar

Pas sukseseve të mëdha të talentes së reprezentacionit të Kosoves, Modesta Uka, e cila jeton në Graz të Austris, e që vjen nga Stublla e Vitisë, tani nga ky vend kanë treguar rezultatet jashtëzakonisht të mira edhe dy motra të cilat  janë duke luajtur në futbollin e femrave në Kosovë.

Stublla e Epërme e Vitisë̈ është një vend i njohur për shumë gjëra, duke filluar nga shkolla e parë shqipe e nga talent të shumtë që kanë dal nga ky fshat, si në botën e kulturës, artit, sportit dhe  politikës.

Dy futbollistet motra nga Stublla, janë̈ Mirlinda dhe Riona Fatmir Zefi, të cilat vazhdojnë̈ sukseset në ligën e “Kosovës U16” për femra me skuadrën e tyre “KF Presingu” nga Vitia.

Mirlinda dhe Riona Fatmir Zefi, janë dy talente të reja të cilat kanë filluar karrierën e tyre në Klubin Futbollistik për të femrave, “FFK Presing” në Viti, të cilat pas një kohe ato janë përzgjedhur edhe nga Përfaqësuesja e Futbollit të Femrave të Kosovës, për grupmoshat e grupit U-16.

Mirlinda është 15 vjeçare, ndërsa Riona 13. Ato po vazhdojnë̈ sukseset në ligën e Kosovës – U16 për femra me skuadrën e tyre “FFK Presingu” nga Vitia.

Kujtojmë që Mirlinda dhe Riona, janë̈ të padiskutueshme në formacionin e parë të ekipit  dhe janë ndër lojtaret kryesore të ekipit të tyre.

Përfaqesuseja e Kosoves tani ka katër talent nga Stublla ne grup-moshat e ndryshme, Justin Gjergji U-17, Modesta Uka, dhe Mirlinda e Riona Zefi.

Pas një ndeshje revyale para një manifestimi të futbollit të vogël në fshatin Stubëll të Komunës së Vitisë̈, u vërejtën nga përzgjedhësja e përfaqësueses së Kosovës, U-16.

“Vërejta në lojë 2 vajza  duke luajtur futboll së bashku me meshkuj, pak vërehej cilësia, përpos që atë̈ dallim e bënin flokëẗ e gjata të këtyre dy motrave. Mirlinda e Riona Zefi, ishin motiv shtesë për të themeluar  klubin e femrave  në historinë̈ e sportit të Komunës së Vitisë̈”.

Më 8 shtator 2019 startoi Klubi i Femrave “ Presingu” nga Vitia  në Ligën e Parë të Kosovës për U -16.

Me kapitenen Mirlinda Zefi dhe qendërsulmuesen Riona Zefi , futbolliste pasionante e agresive, që kishte vetëm 13 vjet.

Po atë̈ vit, Mirlinda shpallet për të parën herë futbollistja më e mirë e vitit në Komunën e Vitisë, nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Tani këtë vit  motrat Zefi janë shtylla të skuadrës KFF Presingu nga Vitia, ku klubi i tyre radhitet në vendin e 4 -të, dhe pretendojnë̈ të shpallen kampione viti në Kosovë, ka thënë Enver Halili treneri i KFF Presingu./Kosova.info

Mirlinda një̈ organizatore  fantastike e lojës, me goditje precize, e pasime mjeshtërore të gjata është futbollistja bazë në mesfushë. Kurse Riona me moshën e saj të re e lindur në vitin 2007, ka proporcionet e perspektivë fantastike që në të ardhmen të bëhet futbolliste kulminante, ku pretendon të luaj në nivele të larta. Riona është̈ futbolliste e guximshme në duele, dhe i kryen detyrat me përpikëmëri, por vlera më e madhe e saj është̈ vullneti e pasioni për të përparuar.

Pra Mirlinda e Riona Zefi, motra nga fshati i Shkollës së Parë Shqipe nga Stublla, për idol dhe motivim për tu bërë̈ futbolliste kishin bashkëvendësen e tyre, njëherit edhe futbollisten e Kombëtares së Kosovës Modesta Ukën, e cila vazhdon karrierën profesioniste në shtetin e Austrisë̈. Këto dy futbolliste kanë një perspektiv të ndritshme  futbollistike nëse vazhdojnë̈ të punojnë̈.