Kombëtare

Stërvitje shkollore për vetëdijesim dhe mbrojtje nga tërmetet

Stërvitja e sotme u organizua me qëllim të ngritjes së gatishmërisë dhe zvogëlimit të rrezikut nga tërmetet në shkolla, ndërsa ajo u realizua me automjet simulator, me të cilin u simulua tërmeti.

Nënkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari falënderoi organizatorët e kësaj stërvitje, ndërsa mësimet dhe përvojat që marrin nxënësit i vlerësoi shumë të rëndësishme, jo vetëm për kohën kur ata janë nxënës, por për gjithë jetën.

Organizatorët thanë se stërvitjet shkollore që po zhvillohen edhe në komuna të tjera të Kosovës synojnë sensibilizimin, përgatitjen dhe njohjen e nxënësve se si ata duhet të sillen dhe të mbrohen në rastet e tërmeteve.

Ky organizim po bëhet në bashkëpunim mes AME-së, AFAD-in Turk dhe institucionet lokale.

Në stërvitjen e sotme kanë marrë pjesë nëntë shkolla të Podujevës, prej tyre gjashtë fillore dhe tri të mesme të ulëta. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.