SPORT

Sterling dërgon ndihma në qytetin e lindjes në Xhamajkë

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka dërguar pako të kujdesit për të moshuarit në një qytet të Xhamajkës, ku ai ka lindur.

Tetëdhjetëvjeçarja Florence Campbell është fotografuar duke pranuar një pako të kujdesit të hënën, pas përhapjes së koronavirusit.

Campbell është njëri prej banorëve në Maverley – në territorin St Andrew ku Sterling kishte lindur dhe ku ka jetuar deri kur lëvizi për në Londër në moshën pesë vjeçare – që kanë pranuar pako të ndihmës nga lojtari i krahut, që vazhdimisht bënë donacione për komunitetin.

25-vjeçari po ashtu ka dërguar mesazh duke u bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë të sigurt.

Sterling ende mbanë lidhje të afërta me ishullin, ndërsa ka në pronësi një rezidencë prej një milionë funtesh në Kingston.

Por shtëpia e tij aktuale dallon shumë prej asaj në të cilën ishte rritur ylli i futbollit. Ai ishte rritur nga gjyshja. Sterling ka jetuar në një shtëpi me tri dhoma gjumi, së bashku me tetë familjarë. Kur i mbushi pesë vjet, së bashku me nënën u shpërngul në Londër. Babai i tij, Phillip Slayter u qëllua për vdekje në vitin 1996.

Sterling së fundi bëri bujë pasi deklaroj se ka brenga për sigurinë e tij nëse Premier League rifillon së shpejti.

“Në momentin që kthehemi duhet që të ketë siguri jo vetëm për ne futbollistët, por për tërë stafin mjekësor, referët”, ka thënë ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.