Kosova

Stefanoviq nuk e ndal fushatën kundër Kosovës në Interpol

Edhe përkundër thirrjeve të shumta të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndalje të fushatës kundër Kosovës, Serbia po e vazhdon “luftën speciale” kundër Kosovës.

Sot kur do të fillojë punimet Asambleja Gjenerale e INTERPOL’it, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë pranimi i Republikës së Kosovës në INTERPOL “do të kishte pasoja në luftën kundër krimit.

Stefanoviq në tëitter u është drejtuar të gjithë atyre shteteve të cilat vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Faleminderit të gjithë atyre që respektojnë integritetin territorial të Republikës së Serbisë. Një pranim i mundshëm i Kosovës në INTERPOL do të kishte pasoja në luftën globale kundër krimit”, ka shkruar Stefanoviq .

Asambleja Gjenerale e INTERPOL-it do të mbahet nga data 15 deri më 18 tetor