EKONOMI

Stavileci: Produktet tona shkojnë deri në Azi

Zëdhënës i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, është shprehur i kënaqur në lidhje me çështjen e eksportit të mallrave nga Kosova.

Në emisionin “7 Ditë me Panxhën” në Klan Kosova ai foli rreth tregtisë së jashtme, duke theksuar se gjatë vitit të kaluar është arritur një rekord eksportesh të produkteve tona.

“Viti i kaluar ka qenë viti ndoshta që për herë të parë Kosova, ose ekonomia kosovare, ka ofruar gjysmë miliardi euro të eksportit të produkteve të ndryshme”.

“Është një arritje e gjithë prodhuesve të Kosovës që i kanë rritur kapacitetet e tyre dhe çdo ditë janë duke i plotësuar kushtet që nuk dallojnë nga produktet ndërkombëtare”.

“Kemi produkte tona që shkojnë deri në Azi, por si produkte të gatshme për konsum kryesisht shkojnë në vendet e rajonit si Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi, ndërsa produktet industriale shkojnë kryesisht në Unionin Evropian.