Kosova

Stavileci: Nëse Marty ka mundur të bëjë një raport Kosovën, pse s’e bëjmë ne për Serbinë

Blerand Stavileci, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Kadri Veseli, në Rubikon të KTV-së, ka përmendur raportin e Dick Martyt, gjatë arsyetimit të tij për nismën për Tribunalin nda Serbisë.

“Nëse një person si Dick Marty ka mundur ta shkruajë një raport, çka kemi ne, tërë këta hisedarë që nuk e bëjmë”, ka thënë Stavileci.

“Këtu shumë më shumë do të jetë punë e profesionistëve, politika do ta përkrahë, mirëpo profesionistët do ta përcjellin”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka nisur edhe formalisht procedurat për iniciativën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

Në Kuvendin e Kosovës, ai u është drejtuar të hënën përfaqësuesve të shoqatave të familjarëve të personave pagjetur, organizatave të dala nga lufta, institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve tjera të pavarura, duke thënë se serbët që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve të Kosovës ende nuk janë gjykuar për ato krime, të cilat siç ka thënë ai, kanë lënë mijëra viktima në Kosovë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.