Stambolli – një histori nëpër fotografi

Associated Press

Stambolli, qyteti që shtrihet përgjatë ngushticës së Bosforit për më shumë se 2500 vjet, do ta bëjë një tjetër hap të vogël në udhëtimin e tij nëpër histori të dielën, ndërsa votuesit do të vendosin se kush do të udhëheqë me qytetin metropol për pesë vjetët e ardhshëm.

Anijet dhe tragete lundrojnë në ngushticën e Bosforit duke lidhur anën evropiane me atë aziatike, të Stambollit, Turqi, mars 2024.
Anijet dhe tragete lundrojnë në ngushticën e Bosforit duke lidhur anën evropiane me atë aziatike, të Stambollit, Turqi, mars 2024.

Zgjedhjet lokale në Turqi do të mbahen të dielën, më 31 mars.

Xhamia Sulejman shihet lart, ndërsa poshtë shihen këmbësorët teksa ecin përgjatë urës së metrosë, Halic, Stamboll, 10 mars 2024.
Xhamia Sulejman shihet lart, ndërsa poshtë shihen këmbësorët teksa ecin përgjatë urës së metrosë, Halic, Stamboll, 10 mars 2024.

Por, sikurse edhe herave tjera, e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar në betejën për ta fituar Stambollin, qytetin më të madh dhe zemrën e Turqisë.

Një pamje nga larg e qytetit gjatë natës...
Një pamje nga larg e qytetit gjatë natës…

Më këtë tekst ju sjellim frymën e një qyteti që gjatë shekujve ka tërhequr imagjinatën e botës, nga Profeti Muhamed te Napoleon Bonaparte.

Xhamia e Sulejmanit gjatë teravive.
Xhamia e Sulejmanit gjatë teravive.

Për shumë njerëz, imazhet e kontinentit që përfshin 16 milionë njerëz fokusohen në dy tema: horizontin e tij të shpuar nga minaret dhe rrugët ujore të mbushura me cisterna nafte, tragete dhe anije peshkimi.

Mjete lundrimi shntrihen përgjatë ngushticë së Bosforit teksa kupolat e xhamive dhe minaret ngrihen lart në qiell.
Mjete lundrimi shntrihen përgjatë ngushticë së Bosforit teksa kupolat e xhamive dhe minaret ngrihen lart në qiell.

Xhamitë dominojnë horizontin kudo në Stamboll, veçanërisht në qytetin e vjetër ku Xhamia e Sulejmanit është ndoshta kulmi përcaktues i punës së arkitektit Sinan në shekullin XVI.

Hëna e plotë mbi minaret e xhamisë Camlica në Stamboll.
Hëna e plotë mbi minaret e xhamisë Camlica në Stamboll.

Poshtë kodrës nga kryevepra e tij shtrihet Hagia Sophia, ose Aja Sofia në mishërimin e saj turk, një ish-katedrale bizantine që i bën jehonë të kaluarës së krishterë të Stambollit.

Besimtarët myslimanë duke u lutur gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit në xhaminë Hagia Sophia në Stamboll.
Besimtarët myslimanë duke u lutur gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit në xhaminë Hagia Sophia në Stamboll.

Përtej Bosforit, kanali që ndan Evropën dhe Azinë, ndërtesa moderne shtrihen poshtë – Xhamia Camlica, e përfunduar pesë vjet më parë për të strehuar 63.000 besimtarë dhe një kullë telekomunikacioni afër 369 metra e lartë.

Ura e qytetit mbi ngushticë ndërsa majtas në sfond shihet xhamia Camlica e ndriçuar.
Ura e qytetit mbi ngushticë ndërsa majtas në sfond shihet xhamia Camlica e ndriçuar.

Ngushtica më poshtë, që lidh Marmara me Detin e Zi, është sinonim i qytetit dhe një pjesë e përditshme e jetës së shumë banorëve.

Dy burra duke ecur përgjatë një rruge me kalldrëm pranë xhamisë Sulltan Ahmeti në Stamboll, të mërkurën, 20 mars 2024.
Dy burra duke ecur përgjatë një rruge me kalldrëm pranë xhamisë Sulltan Ahmeti në Stamboll, të mërkurën, 20 mars 2024.

Qindra shërbime tragetesh shkojnë përpara dhe mbrapa përgjatë Bosforit duke konkurruar për hapësirë me cisterna të mëdha dhe anije mallrash, si dhe jahte luksoze dhe varka druri të drejtuar nga peshkatarë të vetmuar.

Udhëtimi nëpër ngushticën e Bosforit...
Udhëtimi nëpër ngushticën e Bosforit…

Rrugët e pasme të Stambollit, megjithatë, janë vendi ku shumica e njerëzve jetojnë jetën e tyre të përditshme dhe shumë turistë bien në dashuri me qytetin.

Lagjja tregtare Eminonu, në Stamboll, më 20 mars 2024.
Lagjja tregtare Eminonu, në Stamboll, më 20 mars 2024.
Një lagje në Stamboll.
Një lagje në Stamboll.

Qofshin rrugicat që rrethojnë Pazarin e Madh apo kalldrëmet që të çojnë në Kullën e Galatës, rrugët e Stambollit janë të mbushura me aromën e bukës së freskët dhe erëzave…

…edhe nga muhabeti i shoqëruar me gotat e rakisë, pijes lokale dhe vëmendja e maceve endacake.

Një grua duke blerë bukë në një furrë në lagjen Balat të Stambollit, 19 mars 2024.
Një grua duke blerë bukë në një furrë në lagjen Balat të Stambollit, 19 mars 2024.
Njerëzit duke darkuar dhe duke pirë raki - pije alkoolike popullore turke - në një restorant me ushqime deti në lagjen Karakoy, në Stamboll, 23 mars 2024.
Njerëzit duke darkuar dhe duke pirë raki – pije alkoolike popullore turke – në një restorant me ushqime deti në lagjen Karakoy, në Stamboll, 23 mars 2024.
Një mace në një shëtitore pranë detit në terminalin e trageteve Karakoy në Stamboll, Turqi, 20 mars 202
Një mace në një shëtitore pranë detit në terminalin e trageteve Karakoy në Stamboll, Turqi, 20 mars 202
Go to TOP