Kombëtare

Stacioni famëkeq policor në Skënderaj ku u torturuan shumë shqiptarë, shndërrohet në fushë futbolli

Stacioni policor i ish-Jugosllavisë në fshatin Runik të Skenderajt, ka qenë me vite lokacion tmerri për shumë banorë e shqiptarë të tjerë.

Aty janë kryer shumë tortura dhe krime mizore ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës, ku shumë kanë humbur edhe jetën. Por ai objekt tashmë është zëvendësuar me një fushë modeste futbolli, dhe kjo i ndikon shlyerjes së historisë nga kujtesa kolektive.

“Po këtu në vitin 1912 kur ka ardhë Serbia e parë, që i thojmë na, e ka bo stacionin e policisë tu i marrë gurët prej xhamisë poshtë në qendër që ka qenë, e kohës t’perandorisë turke e e ka vendosë stacionin e policisë. Nga popullata numërohet si stacioni më famëkeq për këtë trevë.”, rrëfeu Murat Dautaj, banor.

Ai tregon për torturat e tmerrshme që kishte bërë policia jugosllave. Stacioni kishte pasur pemë mollash në oborr, e Dautaj tregon se në dimrin e vitit 1955/56, çdo trup molle e kishte nga një trup njeriu të lidhur për tyre.

Ndërsa vitin e kaluar, në po atë vend është ndërtuar një fushë futbolli.

Shfaq më shumë
//usounoul.com/4/3473483