Kosova

Srpska e konfirmon se është “vegël” e Vuçiqit

Lista Srpska ka nisur fushatën zgjedhore duke publikuar një video të “dhimbshme” për serbët e Kosovës.

Kjo parti, e udhëhequr nga Goran Rakiq, ka bërë thirrje që të kenë vota nga komuniteti i tyre.

Mirëpo, thirrjet e Srpska-s padyshim se tregojnë haptas se janë “vegël” e Beogradit, e jo subjekt që interesohet për serbët.

“Kur Serbia telefonon, unë e jap zërin tim! Kur Serbia telefonon, të gjithë votojmë! Lista Serbe 135 ✔”, është motoja e tyre (“Kad Srbija zove, i ja dajem svoj glas! Kad Srbija zove, svi glasamo! Srpska lista 135 ✔).

Ndryshe, opsioni më real për serbët e Kosovës qëndron të jetë koalicioni i udhëhequr nga Nenad Rashiq.