“Spurs” thyen Aston Villa-n, hap gjigant drejt zonës së Champions-it

Tottenham ka marrë tri pikë të mëdha në garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, duke mundur në udhëtim Aston Villan, me rezultat 0-4, të dielën në kuadër të Premier League-s.

Dueli mes këtyre dy skuadrave të njohura në Angli, ka dhuruar një ndeshje interesante, me raste të shumta dhe katër gola të shënuara.

Maddison (50’), Johnson (53’), Son Heung Min (90+1’) dhe Werner (90+4’), shënuan nga një gol për fitoren e “Spurs” që tashmë kanë 53 pikë në vendin e pestë, dy me pak se Aston Villa që renditet e katërta.  

Go to TOP