Kosova

‘Spiunët’ publikë të AKI-së

Interesim të madh ka zgjuar konkursi publik i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) për përzgjedhjen e agjentëve të fshehtë.

Qindra qytetarë janë parë të premten që lamë pas, por edhe dje para dyerve të këtij institucioni duke pritur për ta dorëzuar aplikacionin.

Ekspertët e sigurisë thonë se duhet të ketë ndryshime mbi procedurën e rekrutimit në këtë institucion.

Qindra qytetarë të Kosovës kanë pritur të premten që lamë pas, por edhe dje te zyrat e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) për të dorëzuar aplikacionin në lidhje me konkursin e shpallur për rekrutimin e agjentëve të rinj.

Ndonëse “spiunët” nuk do të duhej të identifikohen, shumica e aplikuesve e kanë parë se kush janë të interesuar për t’u bërë agjentë.

Kandidatët më të suksesshëm pritet të punësohen nga AKI-ja pas përmbylljes së procedurave të konkursit.

Gazeta “Zëri” i ka dërguar dje pyetje AKI-së në lidhje me interesimin e qytetarëve të Kosovës për t’u punësuar në këtë institucion, pas mbylljes së konkursit 15-ditor, por institucioni që udhëhiqet nga Shpend Maxhuni nuk ka kthyer kurrfarë përgjigjeje.