Spinazzola zbarkon në Londër për finalen kundër Anglisë: Nëse fitojmë, do të duhet të kërcej, të festoj
Lojtari i Kombëtares së Italisë Leonardo Spinazzola është parë në Londër ku të dielën do ta sheh nga afër duelin final në Wembley, Itali – Angli, në kuadër të “EURO 2020”.
Spinazzola kishte pësuar lëndim në tendinën e Akilit në çerekfinale të Kampionatit Evropian në duelin kudër Belgjikës, transmeton Klan Kosova.
“Ndjej më shumë presion dhe emocione si kur isha duke u përgatitur për një ndeshje me ekipin. Nëse fitojmë, do të duhet të kërcej, të festoj.
“Doktori më thotë vazhdimisht të jem i kujdesshëm, kështu që shpresoj të hidhem të paktën në njërën këmbë,” i tha Spinacola, i cili zbarkoi në aeroportin e Londrës me paterica, për mediat italiane.
Leo #Spinazzola sera avec nous demain pour nous encourager au stade ! 🙌🏽😍
— NAZIONALE FR 🇮🇹⚽️⭐️⭐️⭐️⭐️ (@NazionaleFR_) July 10, 2021
Plus qu’un groupe, une famille ❤️🇮🇹#VivoAzzurro #ITA #EURO2020 #Euro2020Final #ITAENG pic.twitter.com/MnVQSUnOVs
