SPORT

Spektakël në San Siro, shënohen 4 gola në pjesën e parë

Është duke u luajtur ndeshja ndërmjet AC Milan dhe Celtic e vlefshme për xhiron e pestë të Europa League.

‘‘Rossonerët’’ u gjendën në disavantazh prej dy golave në minutën e 14’ pas fillimit të furishëm të mysarifëve.

Në minutën e 8’ ishte australiani Tom Rogic i cili realizoi për skocezët, ndërsa në minutën 14’ ishte Odsonne Edouard i cili realizoi për rezultatin 2-0.

Nuk shkoi shumë kohë edhe erdhi reagimi i Milanit, fillimisht ishte Calhanoglu i cili barazoi rezultatin pas një gjuajtje të lirë në minutën 24’, ndërsa ishte Samu Castillejo i cili barazoi në minutën e 26’.