SPORT

Spektakël i madh në NBA, Chicago dhe New York Knicks e nisin mbarë

Edicioni i 75 në elitën e basketbollit amerikan NBA ka filluar me spektakël.

Në dy sfidat e para triumfuan Golden State Warriors ndaj LA Lakers e Milwaukee Bucks përballë Brooklyn Nets.

Por mbrëmë janë zhvilluar edhe 11 super sfida në NBA, ku disa rezultate kanë qenë mjaftë befasuese.

Chicago Bulls ka ndërtuar një skuadër të fortë me emra si Zach LaVine, Demare DeRozan, Lonzo Ball apo qendra malazeze Vucevic dhe e ka nisur me fitore edicionin e ri.

Bulls triumfuan me gjashtë pikë epërsi 88:94 në udhëtim te Detroit Pistons.

Zach LaVine ishte fantastik në këtë sfidë me 34 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, derisa DeRozan shtoi 17 pikë dhe Vucevic e mbylli ndeshjen me ‘Double-Double’ fantastik prej 15 pikëve e 15 kërcimeve.

Ndeshje spektakolare dhe me shumë pikë shënimi është zhvilluar në Madison Square Garden të New Yorkut, ku New York Knicks kanë mposhtur 138:134 Boston Celtics pas vazhdimeve.

Julius Randle me 35 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime ishte më efikasi tek Knicks i ndjekur edhe nga francezi Fournier që shtoi 32 pikë të tjera.

Tek mysafirët shkëlqeu Jaylen Brown me 46 pikë, por që nuk mjaftuan t’i ndihmojnë ekipit të tij të marrë fitore. 

Memphis Grizzlies – Cleveland Cavaliers 132:121

Rezultatet:

Detroit Pistons – Chicago Bulls 88:94

New York Knicks – Boston Celtics 138:134

Toronto Raptors – Washington Wizards 83:98

Minnesotta Timberwolves – Houston Rockets 124:106

New Orleans Pelicans – Philadedelphia 76ers – 97:117

San Antonio Spurs – Orlando Magic 123:96

Utah Jazz – Oklahoma City Thunder 107:86

Phoenix Suns – Denver Nuggets 98:119

Portland Trail Blazzers – Sacramento Kings 121:124

Shfaq më shumë
//usounoul.com/4/3473483