Kosova

Specialja për arrestimet: Për Gucatin kishte urdhërarrest

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale ka lëshuar komunikatë pas bastisjes së sotme në zyrat e OVL e UÇK-së, si dhe për arresimin e kryetarit të kësaj organizate Hysni Gucati, transmeton Gazeta Metro.

Në komunikatë thuhet se Gucati u arrestua në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim.”, thuhet në këtë komunikatë.

Më poshtë njoftimi i plotë pa ndërhyrje i Zyrës së Prokurorit të Specializuar:

Hysni GUCATI u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës.

Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në. Informacion i mëtejshëm do të jepet në kohën e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483