Bota

Spanjë, mbahen zgjedhjet e katërta në katër vjet

Spanjollët u janë drejtuar kutive të votimit, për zgjedhjet e përgjithshme. Ata do të votojnë në zgjedhjet e tyre të katërta të përgjithshme në katër vjet.

Kjo pasi duke mos pasur shumicën, socialistët që i fituan zgjedhjet e prillit, kishin nevojë për mbështetjen e partive të tjera për ta formuar qeverinë, raporton KTV.

Bisedimet e dështuara me aleatin e tyre më të afërt, partinë e majtë Podemos, u shndërruan në grindje publike. Të dyja palët nuk u pajtuan për formatin e një partneriteti qeverisës.

Pa mbështetjen e ndonjë prej forcave të tjera kryesore parlamentare, Sanchezi nuk arriti që as në shtator ta formojë koalicionin e shumicës, duke shkaktuar zgjedhje të reja.

Sondazhet thonë se socialistët do të fitojnë përsëri, por nuk mund ta kenë shumicën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.