Bota

Spanja në zi, shënohet rekord vdekjesh si pasojë e koronavirusit

Spanja ka shënuar rekord të ri të numrit të viktimave të koronavirusit për periudhën 24-orëshe. Mes së premtes dhe të shtunës, 832 njerëz vdiqën nga virusi Covid-19 në këtë shtet.

Viktimat e reja e çuan në 5690 numrin e përgjithshëm të të vdekurve, ndërsa u shënuan edhe tetë mijë raste të reja të infektimeve.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në mbi 72 mijë e 200, transmeton Gazeta Express.

Mes së enjten dhe të premtes, në Spanjë u regjistruan 769 viktima, që gjithashtu paraqiste rekord në krahasim me ditët paraprake.

Qeveria spanjolle tashmë e ka zgjatur afatin e izolimit deri më 11 prill dhe nuk e ka përjashtuar marrjen e masave shtesë për ta luftuar përhapjen e virusit.

Duke folur për gazetën “The Guardian” më herët gjatë kësaj jave, ministrja e jashtme spanjolle tha: “E kemi bërë atë që është kërkuar në çdo moment dhe do të vazhdojmë kësaj rruge.”

Spanja është vendi i dytë në botë për numrin e viktimave të koronavirusit, pas Italisë dhe tashmë para Kinës, që ndodhet në vendin e tretë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.