Bota

Spanja ashpërson kufizimin në lëvizje

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka njoftuar të shtunën se të gjithë punëtorët që nuk kanë aktivitete jo të domosdoshme duhet të qëndrojnë në shtëpi për dy javë.

Kjo është masa e fundit qeveritare me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.

Ai ka thënë se punëtorët do të marrin pagat e zakonshme, mirëpo do të kompensojnë orët e humbura më vonë.

Kjo masë do të vlejë nga 30 marsi deri më 9 prill.

Deri më tani, Spanja ka raportuar për 72,248 persona të infektuar dhe 5,812 të vdekur nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi.