SPORT

Spadafora: Është jo reale të nisin ndeshjet në Serie A më 3 maj

Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, do të propozojë shtyrje të mëtutjeshme të sporteve në Itali dhe ka thënë se është jo reale të rifillojnë ndeshjet në Serie A më 3 maj.

Spadafora është duke përgatitur një plan 400 milionë euro për të ndihmuar sportin në Itali dhe ka paralajmëruar klubet në Serie A se asgjë nuk do të jetë si më parë. Ai po ashtu ka thënë se shtyrja e Lojërave Olimpike në Tokio do t’i lejojë qeverisë të “zgjeroj masat për seanca stërvitore”.

“Është jo reale të rinisin ndeshjet më 3 maj”, ka thënë Spadafora për “La Repubblica”, transmeton Koha.net. “Nesër, unë do të propozoj vazhdimin e ndalesës së garave sportive për të gjitha nivelet deri në fund të prillit. Do të zgjeroj këtë shtyrje edhe te seancat stërvitore, ku nuk ndërhymë pasi ishte mundësia e organizimit të Lojërave Olimpike”.

Spadafora po ashtu ka thënë se qeveria do të adresojë 400 milionë euro për nivelin amator të sporteve, ndërsa ka paralajmëruar klubet profesioniste të përgatiten për ndryshimet e mëdha para vetes.

“Vetëm futbolli nuk është sport dhe futbolli nuk është vetëm Serie A. Unë do të përpilojë një plan të jashtëzakonshëm 400 milionë euro për të ndihmuar nivelin amator, një fabrikë që jam i sigurt se do të jetë një nga motorët prapa rilindjes. Për Serie A, klubet duhet të kuptojnë se pas krizës, asgjë nuk do të jetë si më parë”, ka thënë Spadafora.