Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor për zgjedhjen e pozitës së kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet sot.

Këto zgjedhje vijnë pas vdekjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili kishte shërbyer në krye të federatës që nga viti 2008.

Më poshtë është njoftimi i dërguar nga FFK më 16 qershor për zgjedhjet që do të mbahen më 6 korrik të këtij viti:

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 16 qershor, 2018, në bazë të nenit 31 p.1 të Statutit të FFK-së, mori këtë:

VENDIM

Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor për pozitën e kryetarit të FFK-së, do të mbahet me datë 6 korrik, 2018 (e premte) në Prishtinë, Hotel Emerald ora 17.00.

Obligohet Sekretari i Përgjithshëm që në bazë të nenit 31 p.5 të bëjë organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor konform Statutit të FFK-së.

A R S Y E T I M

Komiteti Ekzekutiv (KE), duke shqyrtuar gjendjen e jashtëzakonshme në futbollin Kosovar pas vdekjes së Kryetarit legjendar, Fadil Vokrri dhe pas mbështetjes dhe sugjerimeve të zyrtarëve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s, për të mos lënë zbraztësirë institucionale mori këtë vendim në bazë të kompetencave të veta të dala nga Statuti i FFK-së.

Komiteti Ekzekutiv (KE), duke shqyrtuar gjendjen e jashtëzakonshme në futbollin Kosovar pas vdekjes së Kryetarit legjendar, Fadil Vokrri dhe pas mbështetjes dhe sugjerimeve të zyrtarëve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s, për të mos lënë zbrazësitë institucionale mori këtë vendim në bazë të kompetencave të veta të dala nga Statuti i FFK-së