Sot vendoset gurthemeli i shtatores së ish-kryeministrit britanik, Blair

Sot me rastin e shënimit të 25-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, do të vendosim gurthemelin e bazës së shtatores së ish-Kryeministrit Britanik, Tony Blair në Sheshin “Tony Blair” në Ferizaj.

“Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” shënon këtë ditë me nisjen simbolike të gurthemelit të bazamentit të shtatores, ashtu siç nisën edhe bombardimet, pasi ky njeri e mbajti fjalën e dhënë!”, njofton  Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair”.

Inaugurimi i shtatores së ish-Kryeministrit Britanik, Tony Blair, përmbyllja e këtij projekti, do të bëhet me 12 qershor 2024, në 25-vjetorin e Çlirimit të Ferizajt dhe Kosovës.

Go to TOP