Kosova

Sot vendos KQZ’ja për 47 kandidatët të cilët u identifikuan si të dënuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

Kësisoj, KQZ siç ka njoftuar mbrëmë Valdete Daka në një debat, se sot do të vendosë për fatin e kandidimit të  47 personave të cilët kanë probleme me ligjin.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së. Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së  i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.