Kosova

Sot takohen grupet punuese të VV-së e LDK-së

Grupet punuese të Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do t`i vazhdojnë takimet ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.

Ndryshe dy grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa të dakordohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.

Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK-së dhe VV-së, i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//cdrvrs.com/4/3473483