Tjera

Sot shqyrtohet propozimi për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për mbrojte nga dhuna në familje

Deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të mblidhen këtë të martë.

Në mbledhjen e sotme që do të filloj në ora 13:00, komisioni do të shqyrtojë edhe propozimi për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Për rritjen e rasteve të dhunës në familje është deklaruar ditë më parë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në përvjetorin e aprovimit të Konventës së Stambollit Haxhiu ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa për adresimin e dhunës.

Ajo bëri të ditur se dhuna në familje adresohet në prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, në mënyrë që numri i këtyre rasteve të jetë sa më i vogël.