Kosova

Sot shpallet konkursi për pranimin e studentëve në universitete

Më 9 korrik shpallet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në të gjitha Universitetet Publike të vendit.

Ministria e Arsimit ka miratuar propozimet e Universiteteve Publike për numrin e studentëve të rinj që do të pranohen në vitin e ri akademik 2018/2019. Universiteti më i madh në vend, “Hasan Prishtina” do të pranojë rreth 8 mijë e 500 studentë në nivelin bachelor.

Të gjitha Universitetet Publike të vendit do të hapin konkursin për pranimin e studentëve të rinj më 9 korrik. Ndërkohë, Ministria e Arsimit e ka miratuar numrin e propozuar nga këto universitete për vitin akademik 2018/2019.

Burim Gashi nga Departamenti i Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, tha për Radio Kosovën se kjo procedurë ndodh çdo vit dhe se universitetet duhet të propozojnë numrin për studentët duke u bazuar edhe në rekomandimet e Agjencisë së Akreditimit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.